Aktualitet

Protesta e PD para Bashkisë së Tiranës, Policia merr masa, ja rrugët që do të bllokohen

Sipas masave të marra, Policia njofton se do të ketë edhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera në varësi të lëvizjes së tubuesve.

I.F
Protesta e PD para Bashkisë së Tiranës, Policia merr masa, ja
Foto ilustruese

TIRANË- Për shkak të protestës që Partia Demokratike do të mbajë para Bashkisë së Tiranës në orën 11:00, disa segmente rrugore do të bllokohen në Tiranë. Sipas masave të marra, Policia njofton se do të ketë edhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera në varësi të lëvizjes së tubuesve. Prej orës 11:00 e deri në përfundim të opozitës, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës.

Policia apelon për të gjithë qytetarët që të shmangin lëvizjen në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.

“Për shkak të zhvillimit të një tubimi, ditën e sotme, në orën 11:00, përpara Bashkisë Tiranë, do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera në varësi të lëvizjes së tubuesve.

Njoftojmë qytetarët se sot, prej orës 11:00 e deri në përfundim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës.

Policia apelon për të gjithë qytetarët që të shmangin lëvizjen në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe”, njofton policia. /ZËRI

Poll

MOS HUMB