Aktualitet

Protesta para Bashkisë së Tiranës/ Në hetim Adriana Kalaja, Sali Lusha, Klevis Balliu, Tedi Blushi dhe 8 protestues

Adriana Kalaja është në hetim për veprën "Thirrjet publike për veprime të dhunshme".

f.t
Protesta para Bashkisë së Tiranës/ Në hetim Adriana Kalaja,
Adriana Kalaja

TIRANË- Pas protestës së 7 të opozitës përpara ambienteve të Bashkisë së Tiranës, ku kërkohet dorëheqja e deputetëve të opozitës kanë nisur edhe hetimet. Adriana Kalaja, Sali Lusha, Klevis Balliu, Tedi Blushi dhe 8 protestues janë vënë në hetim për protestën e dhunshme para Bashkisë së Tiranës. 

Adriana Kalaja është në hetim për veprën "Thirrjet publike për veprime të dhunshme". Ndërkohë për veprën penale ‘Prishja e qetësisë publike’ dhe ‘Shkatërrimi i pronës’ janë vënë Tedi Blushi i PL, Klevis Balliu i Rithemelimit, Besart Xhaferri kreu i FRPD, si edhe Sali Lushaj, ish-bodygardi i Sali Berishës.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në lidhje me aktet e dhunshme të ushtruara gjatë protestës së zhvilluar ditën e djeshme, përpara Bashkisë Tiranë, nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në vijim të veprimeve hetimore e procedurale dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, procedoi në gjendje të lirë shtetasit:

– D. B., 27 vjeç, R. D., 19 vjeç, A. P., 46 vjeç, K. B., 21 vjeç, S. L., 68 vjeç, S. B., 48 vjeç, G. S., 53 vjeç, B. Xh., 34 vjeç, E. K., 22 vjeç, T. B., 39 vjeç, K. B., 34 vjeç, të gjithë banues në Tiranë, për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Shkatërrimi i pronës”;

– A. K., 59 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Thirrjet publike për veprime të dhunshme”.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Që në nisje të protestës, nuk munguan incidentet, ku militantët hodhën tymuese dhe molotov në drejtim të godinës. Por punonjësit e policisë kanë ndërhyrë duke marrë masa në mënyrë që situata të mos përshkallëzojë. Pjesë e kësaj proteste të organizuar nga “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit” janë dhe eksponentë të opozitës. Protestat e opozitës kanë nisur pas arrestimit të disa drejtorëve dhe ish-drejtorëve të bashkisë të dyshuar për korrupsion./ZËRI

Poll

MOS HUMB