Aktualitet

Protesta e fermerëve! Bllokohet dogana e e Kakavijës, qytetarët mbyllen në shtëpi

Është marrë vendimi që të lejohet qarkullimi vetëm për mjetet e vogla.

f.t
Protesta e fermerëve! Bllokohet dogana e e Kakavijës, qytetarët
pamje nga vendngjarja

KAKAVIJË- Fermerët n Greqi kanë dalë sërish në protestë. Si pasojë e rruga Kallpaq-Janinë është bllokuar sërish. Kjo situatë do të zgjasë për tre ditë. Policia kufitare ka njoftuar se është marrë vendimi që të lejohet qarkullimi vetëm për mjetet e vogla. Ndërsa mjetet e tonazhit të rëndë kamionë dhe autobusë, nuk do lejohen të qarkullojnë.

Njoftimi:

Njoftohemi nga Policia Kufitare greke se nga ora 10:00 dhe deri në një njoftim të dytë, rruga nacionale Kallpaq - Janinë, do jetë përsëri e bllokuar për shkak të protestës që po zhvillojnë fermerët. Lejohet qarkullimi vetëm për mjetet e vogla. Ndërsa mjetet e tonazhit të rëndë (kamionë dhe autobuzë), nuk do lejohen të qarkullojnë.

Ndërkohë mijëra fermerë nga e gjithë Greqia kanë pushtuar rrugët kryesore të Athinës, sidomos në sheshin e parlamentit, që protestojnë kundër të qeverisë. Qytetarët janë mbyllur në shtëpi, ndërsa pritet një protestë masive. Fermerët janë nisur nga gjithë zonat e Greqisë pasi siç kanë deklaruar qeveria dhe kryeministri Mitsotakis nuk kanë dhënë zgjidhje për kërkesat e tyre.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB