
SARANDË-Një 18-vjeçar është arrestuar në Sarandë, pasi është kapur duke lëvizur me një pushkë me vete. Ledion Vaja dyshohet se do ta shiste në qytetin e Sarandës pushkën dhe municionin luftarak. Policia ka arrestuar gjithashtu një 20-vjeçar, Orhan Xhango, dhe ka vënë në hetim një 17-vjeçar, pasi dyshohet se kishin dijeni për këtë rast.
Arma e zjarrit pushkë, municioni luftarak dhe motomjeti që drejtonte 18-vjeçari, në momentin e kapjes në flagrancë nga Policia, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Njoftimi i policisë:
Gjatë kontrollit fizik ndaj 18-vjeçarit, i cili në momentin e ndalimit nga Policia udhëtonte me një motomjet, shërbimet e Policisë i gjetën 1 armë zjarri pushkë, krehër dhe municion luftarak, të cilat dyshohet se ky shtetas do t’i shiste në qytetin e Sarandës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme. /ZËRI