Aktualitet

Vrasja e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit, dënohen me 30 vite në mungesë 2 prej autorëve

Ekzekutimet e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit ndodhën në maj të vitit 2020 në një lokal në Kurbin

E.K
Vrasja e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit, dënohen me 30 vite në
Viktimat

LEZHË- Vrasja e Bujar Likës e Paulin Gjergjit, dënohen në mungesë me nga 30 vite burg Klaudio Perkola e Oltion Vlashi. Dy të rinjtë u gjeten fajtor për veprat penale “vrasje e kryer në bashkëpunim” dhe “armbajtje pa leje”, ndërsa vendimi u dha nga trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Sokol Shehu.

Këtë masë dënimi kishte kërkuar edhe prokuroria e Lezhës, sipas të cilës kishte prova për përfshirjen e dy të rinjve në ekzekutimin e dyfishtë.

Më herët për të njëjtën ngjarje është dënuar me 33 vite burg dhe Ilir Lika (Xhepaj), ndërsa ekzekutori Eduart Lamaj është dënuar me burg përjetë.

Ekzekutimet e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit ndodhën në maj të vitit 2020 në një lokal në Kurbin. 4 autorët u larguan nga vendi i ngjarjes me një makinë tip "Golf 5".

Eduart Lamaj së bashku me Ilir Xhepaj, të veshur si policë, hynë në hotelin A&A në Kurbin ku qëlluan për vdekje dy biznesmenët.

Lamaj u arrestua disa ditë pas ngjarjes, teksa po kurohej në një klinikë private në Qytetin Studenti në Tiranë në mënyrë ilegale. Ai kishte marrë një plumb ditën e atentatit dhe ishte fshehur rreth 20 ditë, si i plagosur në klinikë.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB