Aktualitet

Protesta e 10-të e Rithemelimit para Bashkisë së Tiranës, kësaj here pa molotov, i vënë flakën gomave

Protestuesit nuk hodhën molotovë si zakonisht drejt godinës, por grumbulluan disa goma para kordonit të Policisë së Shtetit dhe i vunë flakën.

k.m.
Protesta e 10-të e Rithemelimit para Bashkisë së Tiranës,
Pamje nga protesta

TIRANË- Sot, para Bashkisë së Tiranës është mbajtur protesta e 10 e opozitës. Por organizimi kësaj herë ishte ndryshe! Protestuesit nuk hodhën molotovë si zakonisht drejt godinës, por grumbulluan disa goma para kordonit të Policisë së Shtetit dhe i vunë flakën. Edhe pse Policia tentoi që t'i ndalonte, nuk ia doli.

Kështu, protesta nuk pati të lënduar por vetëm ndotje ajri.

Edhe sot, si në të gjitha protestat e tjera, opozitarët kërkuan dorëheqjen e kryebashkiakut Erjon Veliaj. Për më shumë se 1 orë e gjysmë, secili mbajti nga një fjalim për të shprehur mesazhet e tyre, e në fund lanë datën e radhës së protestës. Të hënën, do të mblidhen sërish para Bashkisë. Ndërsa, tubim kanë paralajmëruar edhe të enjten para Kuvendit të Shqipërisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB