Aktualitet

Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm, shtyhet gjyqi për Dritan Dajtin

Dritan Dajti kërkoi nga Gjykata e Lartë përjashtimin e Medi Bicit nga trupa e gjykimit për shkak të papajtueshmërisë me funksionin e gjyqtarit në këtë procedim

E.K
Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm, shtyhet gjyqi
Dritan dajti

TIRANË- Gjykata e Lartë ka shtyrë gjyqin për Dritan Dajtin, i cili është dënuar me burg për vrasjen e katër policëve. Mësohet se Gjykata nuk ka marrë vendim për shkak të mosformimit të trupës. Seanca e radhës është caktuar të mbgahet më 11 Qershor.  Shkak për shtyrjen e seancës është bërë zëvendësimi i gjyqtarit Mehdi Bici, relatos i çështjes, i cili paraqiti dorëheqjen për shkak papajtueshmërie. Pas rihedhjes së shortit, Bici u zëvendësua nga gjyqtari Artur Kalaja.

Në seancën e sotme Gjykata do të shqyrtonte rekursin e ish-prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cila kërkon burgimin e përjetshëm për Dritan Dajtin, i akuzuar për disa vepra të rënda penale. Tre gjyqtarët që do të shqyrtonin rekursin e e Dajtit ishin Ilir Panda, Sandër Simoni relator dhe Medi Bici. Për këtë të fundit, Dritan Dajti kërkoi nga Gjykata e Lartë përjashtimin e tij nga trupa e gjykimit për shkak të papajtueshmërisë me funksionin e gjyqtarit në këtë procedim. Po ashtu sipas tij, ekzistojnë shkaqe të rëndësishme të njëanshmërisë se tij dhe sepse gjatë ushtrimit të funksioneve ka shfaqur mendimin e tij mbi faktet dhe rrethanat, objekt të këtij procedimi.

“Përjashtimi i gjyqtarit Medi Bici, nga gjykimi i çeshtjes me nr. 52105-00378-00-2019, per shkak te papajtueshmerise me funksionin e gjyqtarit ne kete procedim. Perjashtimi i gjyqtarit Medi Bici, nga gjykimi i çeshtjes me nr. 52105-00378-00-2019, pasi ekzistojne shkaqe te rendesishme njeanshmerise se tij. Perjashtimi i gjyqtarit Medi Bici, nga gjykimi i çeshtjes me nr. 52105-00378-00-2019, pasi gjate ushtrimit te funksioneve ka shfaqur mendimin e tij mbi faktet dhe rrethanat objekt te ketij procedimi”, thuhej në kërkesën e Dajtit.

Kërkesa e Dajtit u pranua nga Gjykata e Lartë. Gjyqtarja Arbena Ahmeti arsyetoi se Medi Bici nuk rezulton të ketë kryer veprime procedurale më parë. Trupa gjykuese ndërkohë është në proces plotësimi.

Dritan Dajti u dënua nga shkalla e parë me burgim të përjetshëm për vrasjen e 4 efektivëve Kastriot Feskaj, Altin Dizdari, Sajmir Duçkollari dhe Fatos Xhani, ngjarje e shënuar më 7 gusht të vitit 2009, në Durrës, gjatë një operacioni për arrestimin e tij.

Por, në shkurt të vitit 2019 Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda pranoi kërkesën e Dajtit për gjykim të shkurtuar duke caktuar ndaj këtij të fundit 25 vite burg.

Ndërkohë, vendimi i dhënë nga pesë gjyqtaret e Apelit, Fuat Vjerdha kryetar, Lindita Hoxha, Aleks Nikolli, Petrit Aliaj dhe Skender Damini është ankimuar nga Prokuroria e Apelit e Krimeve të Rënda, e cila kërkon dënimin e Dajtit me burgim të përjetshëm.

Çështja shqyrtohet këtë të martë në orën 11.40 në dhomë këshillimi.

Poll

MOS HUMB