Aktualitet

Gjykata del me vendim: Shkarkimi i Gledis Nanos ishte i padrejtë (I njeh të drejtën e pagës)

Vetë Nano nuk kishte kërkuar rikthimin në detyrë, por dëmshpërblimin përsa i takon viteve të punës të mbetura që nga çasti i shkarkimit, gjë që i është njohur dhe zhbërjen juridikisht të vendimit të qeverisë për ta shkarkuar.

F.m
Gjykata del me vendim: Shkarkimi i Gledis Nanos ishte i padrejtë (I njeh
Gledis Nano

TIRANË- Gledis Nano, ish-kreu i Policisë së Shtetit është shkarkuar pa të drejtë. WEBLAJM shkruan se Gjykata Administrative e Tiranës e ka shqyrtuar padinë e Nanos, të dorëzuar më 19 mars të vitit 2023 dhe e ka konsideruar të paligjshëm shkarkimin e tij nga detyra, vendim i marrë nga qeveria me Propozim të ish-Ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, më 31 gusht të vitit 2022.
Ky vendim është konstatuar si antiligjor dhe i pamotivuar nga gjykata e cila e ka rrëzuar. Gjithashtu, Gjykata i ka njohur Nanos edhe të drejtën e pagës.

Gjykata del me vendim: Shkarkimi i Gledis Nanos ishte i padrejtë (I njeh

Vetë Nano nuk kishte kërkuar rikthimin në detyrë, por dëmshpërblimin përsa i takon viteve të punës të mbetura që nga çasti i shkarkimit, gjë që i është njohur dhe zhbërjen juridikisht të vendimit të qeverisë për ta shkarkuar.

Gledis Nano u emërua si drejtor i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, pas dorëheqjes së Ardi Veliut, me propozim të ish-ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, më 7 tetor të vitit 2021. 10 muaj më vonë, u shkarkua me argumentin se nuk i ka realizuar objektivat dhe në vendin e tij u komandua nëndrejtori Tonin Vocaj. Më pas, u emërua Muhamet Rrumbullaku, i cili vijon të jetë ende në këtë post.

Poll

MOS HUMB