Aktualitet

‘Kemi atë gruan me 3 fëmijë për Katania’, si kalonin në Rinas të miturit pa prokurën e të atit

Punonjësit e policisë së Rinasit, dyshohet se kanë kaluar në mënyrë të paligjshme të paktën 200 persona

E.K
‘Kemi atë gruan me 3 fëmijë për Katania’, si
Momentet e shoqerimit te policeve nga AMP

TIRANË- Zbardhen përgjime të tjera nga dosja e Prokurorisë së Tiranës, që çoi në pranga dhe në masa sigurie 8 punonjës të policisë kufitare në Rinas. Zbulimi i skemës korruptive është bërë pas arrestimit të shtetasit Eneo Sulejmani, për kokainë në Tiranë, dhe më pas është bërë e mundur kqyrja e celularit të tij. Në bashkëpunim me punonjësit e policisë së Rinasit, bëhej e mundur kalimi dhe i fëmijëve pa prokurën e njërit prej prindërve.

Sipas detajeve nga dosja e prokurorisë, nga kqyrja e komunikimit në aplikacionin Signal mes Eneo Sulejmanajt dhe punonjësit të policisë, Briken Tereziu, këmbehen të dhëna për kalimin e rreth 200 personave në mënyrë të paligjshme.

Në një rast të përmendur në dosje, Eneo Sulejmanaj dhe Briken Terziu flasin në aplikacionin Signal për kalimin e një nëne me tre fëmijë të mitur, të cilët nuk kanë prokurë nga i ati. Siç thuhet edhe në dosje, ditën që kanë dalë jashtë vendit nëna me fëmijët, babai ndodhej jashtë territorit të Shqipërisë.

PJESË NGA DOSJA

Nga kqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin signal, rezulton se më datë 16.10.2023, nga ora 10:18 AM – 06:18PM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht

Eneo: Mgjes vlla

Briken: Mirmgjes

Eneo: Kemi at grun me femijet per Catania dhe I cun per malta

Briken: Ok mi nis.

Eneo: I dërgon pasaportën e shtetasve A.A, A. S, Xh. S, M. S, A. S. dhe Sh. S.. Ky eshte burri. Ky I fundit. * i dërgon pasaportën e shtetasit D. D. Ky eshte per malta

Briken: I tak une apo ti

Eneo: I tak une, bashk takohemi ndark

Briken: Ok vlla. Te nr 8.

Eneo: Te them kur tjem aty se do jem dhe un po qekan blloku rruget

Briken: Ok

Në orën 11:21 dhe ne orën 11:24 zhvillohen dy biseda telefonike midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësit të policisë Briken Tereziu ne aplikacionin Signal

Eneo: I pe vlla

Briken: Ca bone vlla. Jam ktu ke sptali amerak 2. Po pate per tme taku sonte qe most e vish deri ne vore

Eneo: Si je vlla jam ne kombinat se po mbyll nja 2 pune tbej tel vlla pa merak. Po ashtu do tdergoj nai cun der atje

Briken: Ok shife vete mos e vrit menjen

Nga kqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasi A. S (nëna e fëmijëve) është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 16.10.2023 ora 11:26 nga punonjësi i policisë me username në TIMS TereziuB, në tejkalim të ditëve të qëndrimit.

Nga kqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasi A.S është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 16.10.2023 ora 11:27 nga punonjësi i policisë me username në TIMS TereziuB

Nga kqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasi Xh. S është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 16.10.2023 ora 11:36 nga punonjësi i policisë me username në TIMS DriniA

Nga kqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasi M. S është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 16.10.2023 ora 11:37 nga punonjësi i policisë me username në TIMS DriniA

Nga kqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasi A.S është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 16.10.2023 ora 11:37 nga punonjësi i policisë me username në TIMS DriniA

Nga kqyrja e sistemit TIMS rezulton se shtetasi Shkëlqim Selimi(babai i shtetasve te mitur) më datë 16.10.2023 rezulton jashte territorit te RSH.

Poll

MOS HUMB