Aktualitet

Prokurorët me dyfish truproja dhe njësi “blind”

Tashmë truprojat e Policisë që do të ruajnë prokurorët dhe gjyqtarët kanë detyrë të shërbejnë në të gjithë vendin dhe ky ndryshim është aprovuar me urgjencë.

F.m
Prokurorët me dyfish truproja dhe njësi “blind”
Laert Haxhiu dhe prokuroret MeritaSelimi e Doloreza Musabelliu

TIRANË- Prokurorët dhe gjyqtarët që kërcënohen nga krimi do të kenë dyfishim të truprojave speciale që i ruajnë. Kërcënimet kundrejt prokurores Doloreza Musabelliu dhe ish-prokurores Merita Selimi që ishin vënë në shënjestër nga grupi kriminal i Laert Haxhisë, kanë bërë që Njësia e Mbrojtjes së Veçantë të dyfishojë kapacitetet nga 49 në 103 persona.

Gjithashtu, sipas Top Channel, zyrtarët e kërcënuar do të kenë në dispozicion dhe njësinë e blinduar që njihet ndryshe si RES. Tashmë truprojat e Policisë që do të ruajnë prokurorët dhe gjyqtarët kanë detyrë të shërbejnë në të gjithë vendin dhe ky ndryshim është aprovuar me urgjencë, pasi dy prej njerëzve të drejtësisë, krimi i kërcënoi duke ju vendosur lëndë plasëse në makinë, si në rastin e Albert Kuliçit në Vlorë e Arjan Muçës në Tiranë.

Rastet e kërcënimit:

Doloreza Musabelliu, prokurorja e SPAK, u mor në mbrojtje pasi emri i saj u përmend nga i penduari i drejtësisë, Artan Tafani, si ‘shënjstër’ e Laert Haxhiut dhe grupit të tij për shkak se kishte hetuar atë vetë, si dhe ka dënuar me burg të përjetshëm Orges Biliblin dhe Anterio Kaloshin, për masakrën e vitit 2017 në Lushnjë.

Por, Musabelliu nuk ishte e vetmja. Haxhiu kishte vënë në shënjestër edhe ish-prokuroren e Lushnjës, Merita Selimi, për të njëjtën çështje. Ajo hetoi Haxhiun, Orgest Bilbilin dhe Anterio Kaloshin për masakrën e vitit 2017, por më pas shpalli moskompetencë, duke ia kaluar kaluar SPAK, e cila përfundoi në duart e Musabelliut.

Makina e prokurorit të Vlorës Albert Kuliçi u hodh në erë, pasi shpërtheu një sasi tritoli që i kishin vendosur persona që ende nuk janë identifikuar. Kuliçi kishte në hetim një sërë çeështjesh mbi tjetërsimin e pronave në bregdet. Motivi i atentatit u lidh me detyrën e tij, por atentatorët nuk janë zbuluar ende.

Të njëjtin fat pati dhe makina që përdorej nga prokurori Arjan Muça, e cila ra pre e një shpërthimi me tritol mbrëmjen 11 marsut të vitit 2021. Makina ishte në emër të bashkëshortes së tij, Gentiana Muça, e cila është gjyqtare në Gjykatën e Administrative të Tiranës. Shkaku i ngjarjes, sërish u lidh me punën që bënte dyshja në radhët e drejtësisë.

Ndiqni materialin e përgatitur nga ZËRI:

Poll

MOS HUMB