Aktualitet

Prej 11 vitesh në kërkim për drogë e grabitje, arrestohet 'Dumbo' shqiptar në Britani

Tashmë po vijojnë procedurat për ekstradimin e tij në Greqi ku do të përballet me akuzat që rëndojnë ndaj tij.

E.K
Prej 11 vitesh në kërkim për drogë e grabitje, arrestohet
Foto ilustruese

BRITANI- Një 33-vjeçar shqiptar i njohur me pseudonimin “Dumbo”, është vënë në prangat e Policisë britanike këtë të hënë pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për drogë, dhunë dhe grabitje. I riu shqiptar kishte arritur të arratisej nga Gjykata e Larisës plot 10 vite më parë.

Pavarësisht kërkimeve të bëra në atë kohë, “Dambo” siç njihej në qarqet grupeve kriminale, nuk u gjet. 

Ai madje arriti të largohej nga Greqia dhe të niste një fillim të ri, tashmë në Britaninë e Madhe, ku u vendos në Londër. Tashmë po vijojnë procedurat për ekstradimin e tij në Greqi ku do të përballet me akuzat që rëndojnë ndaj tij. /ZËRI

Poll

MOS HUMB