
KURBIN- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Kurbin ku një e moshuar ka rënë në ujërat e lumit Mat në Shkopet. Raportohet se ajo ka qenë duke kaluar urën, teksa për shkak se ishte me paterica është penguar dhe ka rënë në ujë. Për pasojë 86-vjeçarja e identifikuar me inicialet D.Gj ka humbur jetën.
Bashkë me të në ujë ka rënë dhe një fshatar i zonës, i cili ka dashur ta ndihmojë. Ky i fundit jashtë rrezikut për jetën. Banorët e zonës kanë kërkuar ndihmë dhe nga HEC-i i Shkopetit për të bllokuar ujin, që të gjenin më shpejt trupin e të ndjerës.
Trupi i 86-vjeçares mësohet se është dërguar në morgun e spitalit të Kurbinit ku pritet të kryhet autopsia. Ndërkohë Policia e Kurbinit bën me dije se për zbardhjen e ngjarjes është ngritur një grup i posaçëm hetimor.
NJOFTIMI I POLICISË:
Lezhë/Informacion paraprak. Mesditën e sotme, në ujërat e lumit Mat, është gjetur trupi i pajetë i shtetases D. Gj., 86 vjeçe, banuese në Shkopet, e cila dyshohet se ka rënë aksidentalisht në ujë, ndërkohë që po kalonte urën në fshatin Shkopet. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./ZËRI