Aktualitet

Pranga ish-kreut të ARRSH, në shtëpi i gjenden tablo me vlerë, Berberi: I kam pikturuar vetë

Si pikturat, ashtu edhe paratë, i janë sekuestruar pasi dyshohet se janë marrë si ryshfet për dhënien e tenderave, por Berberi ka pretenduar të kundërtën. 

k.m.
Pranga ish-kreut të ARRSH, në shtëpi i gjenden tablo me
Evis Berberi

TIRANË- Zbulohen detaje të tjera lidhur me arrestimin e Evis Berberit, kreu i Autoriteti Rrugor Shqiptar. Gjatë kontrollit që ushtruan agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit në banesën e tij, ndër të tjera gjetën edhe piktura me vlerë dhe shuma të mëdha parash. Si pikturat, ashtu edhe paratë, i janë sekuestruar pasi dyshohet se janë marrë si ryshfet për dhënien e tenderave, por Berberi ka pretenduar të kundërtën. 

"Pikturat i ka pikturuar vetë,"-mësohet se është shprehur Berberi para hetuesëve të SPAK.

Por po ashtu, gjatë kontrolleve në banesë, i janë sekuestruar dhe një sërë sendesh personale si celularë, laptop, USB, dhe dokumente të tjera që mendohet se do të kenë vlerë për hetimin e tij. Përveçse në banesë, SPAK dhe BKH i ka shkuar në zyrën e tij, në Autoritetin Rrugor Shqiptar, post nga i cili u raportua se dje dha dorëheqjen. Ai u emërua në krye të ARRSH në qershor të vitit 2021, ku zëvendësoi në këtë detyrë, Ergys Verdhon. Ky i fundit, dje kaloi drejtori i Hekurudhës Shqiptare./ZËRI

Poll

MOS HUMB