Aktualitet

Policia zvicerane arreston sërish këngëtare shqiptarë në klube të natës

Të arrestuarat janë gra të moshës 25 deri në 53 vjeç me shtetësi nga Serbia, Kosova dhe Shqipëria.

k.m.
Policia zvicerane arreston sërish këngëtare shqiptarë
Foto ilustruese

BERNË- 10 persona, mes tyre dhe këngëtarë, janë arrestuar në një klub në Sennëald SG. Sipas medias "Le Canton", të arrestuarit kanë shkelur ligjin për të huajt dhe integrimin.

Të arrestuarat janë gra të moshës 25 deri në 53 vjeç me shtetësi nga Serbia, Kosova dhe Shqipëria. Por identiteti i asnjë prej tyre nuk dihet. Mes të arrestuarve janë edhe dy drejtorët menaxhues të klubit, një serb 49-vjeçar dhe një malazez, 48-vjeçar. Ata akuzohen se kanë punësuar ilegalisht shtetas të vendeve të treta për të punuar pa leje.

Dy javë më parë, Policia zvicerane zhvilloi një aksion të ngjashëm në Cyrih, ku u arrestuan dhe liruan, Sinan Vllasaliu, Soni Malaj dhe Don Phenom. Aksioni është shpërndarë edhe në klube të tjera ku janë gjetur dhe sekuestruar pistoleta, municione dhe një shkop bejsbolli./ZËRI

Poll

MOS HUMB