
TIRANË- Pak ditë më parë qarkulloi lajmi se këngëtarë të njohur të muzikës shqiptare ishin ndaluar nga policia në Zvicër. Ngjarja ka ndodhur në datën 13 Prill, dhe u tha se këngëtarët shqiptarë ishin mbajtur në komisariat për rreth 48 prë. Në mesin e emrave të përmendur ishin Soni Malaj, Don Phenom dhe Sinan Vllasalliu.
Ishte këngëtari Labinot Rexha, i cili konfirmoi në një farë mënyre lajmin e arrestimit pasi tha për mediat në Kosovë se ai nuk u ndalua nga policia e Zvicrës, pasi ka të drejtë punë në atë vend. Ai tha se është i pajisur me nënshtetësi zviceriane.
Ndërkohë së fundmi, Soni Malaj ka bërë një InstaStory krah Don Phenom ku shkruan se së shpejti do jenë në Zvicër për të performuar. Si duket këngëtarët shqiptarë kanë mësuar nga gabimet dhe tashmë janë pajisur me vizë pune, në mënyrë që të performojnë në këtë shtet.
