
KORÇË-Një ngjarje e rëndë ka ndoshur në lagjen 4 të qytetit të Korçës. Një djalë 2 vjeç ka qenë duke luajtur në oborrin e shtëpisë, kur ka hipur në motorin e parkuar dhe është rrëzuar në tokë. Sipas informacioneve, i mituri ka marrë plagë në kokë, dhe është nisur drejt Tiranës. Motorri i parkuar në oborr i përket babait të tij, që momentalisht ndodhet në burg. Nëna e të miturit ka qenë brenda në shtëpi, ndërsa kanë qenë motrat e tij që e kanë parë të rrëzuar në tokë me motorrin sipër trupit.
Njoftimi i policisë:
Më datë 27.04.2024, rreth orës 15:20, në urgjencën e spitalit Korçë, është dërguar nga nëna e tij, një i mitur rreth 2 vjeç, banues në Korçë.
Nga deklarimet e para të familjarëve të tij, rezulton se fëmija duke luajtur aksidentalisht është rrëzuar në oborrin e banesës, nga motori i babait të tij, i cili ka qenë i parkuar. Për pasojë ka marrë dëmtime dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/ZËRI