Aktualitet

Policia rrethon zonën, PAMJE nga vendgjarja në Prush

Autorët janë larguar drejt Liqenit të Thatë me një mjet tip "Audi" me ngjyrë të bardhë me targa AA943SG. 

F.m
Policia rrethon zonën, PAMJE nga vendgjarja në Prush
Policia në Prush

TIRANË- Pamjet e mëposhtme vijnë nga fshati Prush, aty ku dështoi një grabitje këtë mbrëmje. Siç shihet edhe në video, zona është e rrethuar nga efektivë të shumtë policie. 

Çfarë ndodhi këtë mbrëmje?

Sipas bluve të Tiranës, rreth orës 19:13, në fshatin Prush, tre persona të armatosur janë futur në banesën e personit të identifikuar me inicialet G.H.. Efektivët kanë shkuar në vendngjarje pas njoftimit, por tre grabitësit janë qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre. Autorët janë larguar drejt Liqenit të Thatë me një mjet tip "Audi" me ngjyrë të bardhë me targa AA943SG. Shërbimet e DVP Tiranë, RENEA, Forcat Kombëtare të Sigurisë, po vijojnë krehjen e zonës dhe kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset kryesore dhe hyrje-daljet e Tiranës.

Poll

MOS HUMB