
TIRANË- Policia ka mësyrë në banesën e Valter Bamit ku ka sekuestruar dhe një armë zjarri, e cila dyshohet të jetë përdorur në ngjarje kriminale. Raportohet se pistoleta revolver zhurmuese është gjetur në një pjesë të fshehtë të shtëpisë së Bamit. Vendi ku qëndronte arma thuhet se është treguar nga vetë Bami.
Ndërsa brenda saj janë gjetur katër fishekë. Arma e gjetur është dërguar për eksperitizë ku do të krahasohen gjurmët e barutit, për të vendosur më pas hetimet për vrasjen e Ramazan Sinos, shktuan Ora News. Përgjigjia do të vendosë zhvillimin e hetimeve ndaj Bamit sa i përket vrasjes së Ramazan Sinos.
Valter Bami u arrestua mbremjen e 6 korrik, dy ditë pas vrasjes së Ramazan Sinos, kunatit të Gentian Bejtjes, i cili ishte dhe shënjestra e atentatit. Në ngjarje u plagosën dhe dy nipat e Sinos (Fëmijët e Bejtjes). Në gishtat e Bamit janë konstatuar gjurmë baruti në momentin e arrestimit, ç’ka sipas Policisë, shton dyshimet për pjesëmarrjen e tij në krim. Akuzat deri më tani janë mohuar nga Bami. Ky i fundit vijon të mbahet në masën e sigurisë “Arrest me burg”./Zëri.ai