
GREQI- Marjan Lisi, 40 vjeç është vënë në prangat e Policisë greke këtë të enjte pasi rezultonte i shpallur në kërkim për një sërë veprash penale. Shqiptari kërkohej nga autoritetet greke për “Tentativë vrasjeje”, “Grabitje” dhe “Mosbindje ndaj forcave të rendit”.
Mediat greke shkruajnë se Marjan Lisi u arrestua në flagrancë nga efektivët në një lagje në periferi të Athinës. Ndërsa gjatë arrestimit nuk ka kundërshtuar forcat e rendit.
Kush është Marjan Lici?
40-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi në 10 shtator të këtij viti, së bashku me një tjetër shqiptar, të shpallur në kërkim nën kërcënimin e armës grabitën një pikë karburanti në Spata të Athinës.
Pa u mbushur ende 24 orë, po atë 10 shtator Lisi tenmtoi të qëllonte me armë zjarri një person pasi i dështoi tentativa për ta grabitur.
Marjan Lisi pritet të dalë në ditët në vijim para Gjykatës ku do të njihet me akuzat ndaj tij dhe masën e sigurisë./Zëri.ai