Aktualitet

‘Onkologjiku pavioni i vdekjes’, qytetarët protestë te Ministria e Shëndetësisë

Aktivistët u shprehën se tek Onkologjiku mungojnë ilaçet jetëshpëtuese. Ata shtuan se në spitale ka mungesa ilaçesh, si dhe shumë pajisje nuk punojnë.

D.XH
‘Onkologjiku pavioni i vdekjes’, qytetarët protestë te
Protesta te Ministria e Shendetesise

TIRANË – Qytetarë dhe aktivistë kanë organizuar një protestë përpara Ministrisë së Shëndetësisë, në lidhje me mungesën e ilaçeve tek Onkologjiku.

Protestuesit thanë se për mungesën e ilaçeve që janë të rëndësishme për jetën e njeriut, nuk ka pasur reagim nga institucionet shtetërore.

Demonstruesit mbanin pankarta në duar ku shkruhej “Protestë për jetën, ilaçet duhen tani”, ‘Keqmenaxhimi sjell mungesën e medikamenteve”, “Onkologjiku pavioni i vdekjes”, “Shëndetësia falas pa ilaçet jetëshpëtuese” etj.

Një aktiviste deklaroi se shumë medikamente mungojnë tek Onkologjiku. “Ka shumë ilaçe që mungojnë tek Onkologjiku. Unë personalisht kam ardhur në lidhje me shqetësimin për kancerin e gjirit. Ka shumë ankesa që janë bërë tek Ministria e Shëndetësisë. Duhet vendosur shumë theksi tek terapitë inovative, të cilat janë futur si metoda në Shqipëri. Mirëpo, këto terapi nuk bëhen të plota, pasi pacientët nuk arrijnë që ta marrin ilaçet në vazhdim, edhe pse kanë nevojë. Fatkeqësisht nuk ka pasur reagim nga institucionet”, tha aktivistja.

Gazetari Osman Stafa theksoi se tek Onkologjiku ka mungesë medikamentesh, por edhe janë prishur shumë pajisje. Ai shtoi se familjarët e pacientëve gjejnë metoda nga më të ndryshmet në mënyrë personale, për të siguruar ilaçet e nevojshme.

‘Onkologjiku pavioni i vdekjes’, qytetarët protestë te
Protesta para Ministrise se Shendetesise 2

Protesta u paralajmërua disa ditë më parë. Protestuesit u ankuan në spitale mungojnë ilaçe për fëmijët, si dhe tek Onkologjiku ka mungesë të ilaçeve jetëshpëtuese.

Aktivistët u shprehën se tek Hematodologjia ka mungesë medikamentesh, si dhe pajisjet mjekësore nuk punojnë./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB