
LUSHNJË- Një grua ka humbur jetën mëngjesin e kësaj të shtune në aksin rrugor Çermë-Lushnjë pasi u përplas nga një furgon. Raportohet se ajo ka qenë duke kaluar autostradën kur është përplasur nga furgoni që drejtohej nga O.Gj 30 vjeç.
Policia përmes një njoftimi për mediat bën me dije se po heton shkaqet e aksidentit ndërsa njofton se ka shoqëruar në Komisariat shoferin për të dhënë sqarime mbi ngjarjen.
Trupi i gruas qëndron ende i shtrirë në mes të asfaltit ndërsa njollat e gjakut janë kudo rreth zonës së aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISË:
Lushnjë/Informacion paraprak. Në aksin rrugor "Çermë-Lushnjë", në fshatin Dushk, automjeti tip "Benz" që drejtohej nga shtetasi O. Gj., 30 vjeç, ka aksidentuar një këmbësore (dyshohet endacake), e cila ka ndërruar jetë. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit dhe identifikimin e shtetases që ka ndërruar jetë./Zëri.ai