Aktualitet

Vranësira dhe reshje shiu, moti për sot

Temperaturat e ajrit do të ulen sërish në orët e mëngjesit dhe të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 16°C deri në 30°C.

E.K
Vranësira dhe reshje shiu, moti për sot
Foto ilustruese

TIRANË- Kjo e shtunë pritet të sjellë mot të qëndrueshëm, me vranësira dhe reshje shiu. Nuk përjashtohen rebeshet afat-shkurtra në disa qarqe të vendit. 

Ndërkohë pritet që orët e pasditës  të sjellin përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike në të gjithë territorin e vendit. Temperaturat e ajrit do të ulen sërish në orët e mëngjesit dhe të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 16°C deri në 30°C.

Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 14 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB