
TIRANË-Prej dy muajsh dosja "Plumbi i Artë” në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka hasur probleme. Pas kërkesës së Prokurorisë për përjashtimin e saj nga trupi gjykues, është vendosur largimi dhe zëvendësimi me një tjetër gjyqtar. Gjyqtarja e Durrësit Entela Shedula nuk do të jetë pjesë e treshes së gjyqtarëve që do të gjykojë dosjen “Plumbi i Artë”. Gjyqtarja e Durrësit, konstatoi se me avokatin e Gentian Sharrës kishte lidhje familjare. Si ajo, edhe avokati Sokol Harizaj, e pranuan njohjen me njëri-tjetrin.
Me vendim të KLGJ-së, për shkak të ezaurimit të gjyqtarëve të posaçëm në këtë proces, është emëruar gjyqtari Taulant Banushi. Më herët për gjyqtaren Entela Shedula janë depozituar dy kërkesa të tjera për përjashtimin e saj nga dosaj ku bën pjesë bashkëpunëtori I drejtësisë Nuredin Dumani gjë për të cilën nuk janë miratuar.
Avokati Sokol Harizaj nuk e pranoi kërkesën e gjyqtares që të tërhiqej nga çështja, duke u shprehur se ka rëndë dakord prej kohësh që të mbrojë interesat e klientit të tij. Ndaj edhe shtoi se nëse duhej të tërhiqej dikush, do të duhet të ishte gjyqtarja. Kërkesa e tij u mor parasysh për t'u shqyrtuar nga togat e zeza, por dolën në përfundimin se do të ishte Harizaj ai që do duhej të tërhiqej. Kështu i kërkuar edhe të pandehurit të kërkojë një mbrojtës tjetër deri në seancën e radhës më 29 mars.
Gentian Sharra, 50 vjeç, është përmendur në dëshmitë e Nuredin Dumanit si njeriu që lidhet me një seri grabitjesh që nga viti 2011 e deri tek grabitja e milionave në Rinas. Në të shkuarën ai ka qënë i dënuar më pare për trafik droge. Ai u vu në pranga më 19 maj të 2022, pas një aksioni të zhvilluar nga RENEA pas rrëfimit të Nuredin Dumanit./ZËRI