
VLORË-GJKKO ka lënë në burg 35-vjeçarin me tre emra, Muharem Koroveshi alias Muharem Ismaili alias Muharem Myftaraj, si i dyshuar për kryerje të veprave penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”,“Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal. Vetë Korroveshi nuk ka pranuar të flasë në gjykatë.
Muharem Koroveshi i njohur dhe me mbiemrat Ismaili dhe Myftaraj, u vu në pranga në Vlorë me urdhër të Gjykatës së Posaçme,ndërsa u shpallën në kërkim dy bashkëpunëtorët e tij, pasi dyshohet se kanë siguruar kushtet dhe mjetet për të kryer vrasje ndërsa akuzohen për një sërë veprash të tjera penale si grup i strukturuar kriminal.
Ndërkohë atentati i tretë pë Inez Hajrullën,u zbulua pas 6 muajsh, kur Amarildo Nikolli 35-vjeçari nga Shkodra u arrestua në Vlorë teksa lëvizte me armë zjarri me silenciator dhe me fishek në fole, gati për qitje më 8 gusht të vitit që lamë pas.
Vetë Nikollit i ishin premtuar plot 300 mijë euro në gusht të vitit 2023 kur u nis të eliminonte Inez Hajrullën. Shifrën e ka zbuluar vetë Nikolli pas arrestimit, gjatë rrëfimit të tij përpara autoriteteve. Nikolli ka rrëfyer se ishte kontraktuar nga dy djem xhaxhallarësh me inicialet L.Z dhe E.Z si dhe nga shtetasi i arrestuar me tre emra, Muharrem Koroveshi, alias Ismailaj dhe Myftaraj.
Inez Hajrulla u ka shpëtuar edhe dy atentateve të tjerë. Në vitin 2017 kur u dëmtua në të dyja këmbët pasi një sasi eksplozivi shpërtheu në mjetin e tij dhe në vitin 2019, kur konsumonte një kafe në kompleksin ‘Oslo’ në zonën e Lungomares, u qëllua me breshëri plumbash nga dy makina në lëvizje. Pas përgatitjes së atentateve dyshohet se qëndron familja Sinomataj. /ZËRI