
DIMAL- Plagosje me thikë në Dimal. Raportohet se një 69-vjeçar i identifikuar me inicialet M.O ka goditur me thikë bashkëshorten e vëllait, 60 vjeçe. Sipas Policisë, autori dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. E plagosura fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Dosja në ngarkim të 69-vjeçarit ka kaluar në dorën e Prokurorisë.
NJOFTIMI I POLICISË:
Dëmtoi me mjet prerës (thikë), në rrugë, bashkëshorten e vëllait, Policia kap dhe ndalon menjëherë autorin e dyshuar (shtetas me probleme mendore). Sekuestrohet mjeti prerës.Sapo janë njoftuar se mesditën e sotme, në një rrugë të fshatit Drenovicë, një shtetas kishte dëmtuar me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e vëllait të tij, specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dimal kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në vendngjarje, me qëllim nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorit. Menjëherë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit M. (M). O., 69 vjeç (shtetas me probleme mendore), i cili kishte dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasen L. O., 60 vjeçe, e cila është jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme./ZËRI