Aktualitet

E rëndë në Burrel, mjeti merr para 4 këmbësorë, ia mbath nga vendngjarja

Personi që ka shkaktuar aksidentin ia ka mbathur nga vendngjarja

E.K
E rëndë në Burrel, mjeti merr para 4 këmbësorë, ia
Foto ilustruese

MAT- Një aksident me 4 të plagosur ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Burrelit. Drejtuesi i mjetit, me inicialet Y.XH, ka humbur kontrollin e për pasojë ka përplasur 4 këmbësorë. Pas aksidentit ai është larguar nga vendngjarja pa dhënë ndihmën e parë për personat e aksidentuar, ndërsa policia është vënë në ndjekje të tij.

Njoftimi i policisë:

Me datë 19.02.2024, në vendin e quajtur 'ish grumbullimi' në qytetin e Burrelit, shtetasi Y.Xh., duke drejtuar automjetin tip "Benz", ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga dhe ka aksidentuar 4 shtetas (këmbësorë), të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.

Shërbimet e Policisë i janë vënë në ndjekje drejtuesit të mjetit shtetasit Y.Xh., i cili pasi ka shkaktuar aksidentin,  është larguar nga vendngjarja.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Poll

MOS HUMB