Aktualitet

PLANI thuajse PERFEKT! Shokët prisnin zgarën e dritares, Dan Hutra përgatiste çarçafin si litar

Sot, rreth orës 11.25 në burgun e Fierit, në qelinë e tij, grupi i kontrollit ka pikasur se të 3 të rinjtë të dënuar për vjedhje kishin nisur prerjen e zgarës së dritares me mjete te improvizuara. Se me çfarë, kjo është ende e paqartë.

k.m.
PLANI thuajse PERFEKT! Shokët prisnin zgarën e dritares, Dan Hutra
Dan Hutra

FIER- Dan Hutra ka cënuar sigurinë e burgut të Fierit, duke shënuar një tjetër skandal në institucionet e vuajtes së dënimit në Shqipëri. Hutra, së bashku me 3 bashkëpunëtorët e tij, Martin Kapllani, Geraldo Veizaj, Feti Kovaçi kishte planifikuar në detaje arratisjen e tij nga burgu, por u pikas në kohë. Sot, rreth orës 11.25 në burgun e Fierit, në qelinë e tij, grupi i kontrollit ka pikasur se të 3 të rinjtë të dënuar për vjedhje kishin nisur prerjen e zgarës së dritares me mjete te improvizuara. Se me çfarë, kjo është ende e paqartë. Pak metra më tutje, në qelinë nr.15 ku edhe rrinte Hutra, dhoma ishte kthyer në një "magazinë". Pasi të priheshin zgavrat e dritares, Hutra do të merrte komandën, ndaj edhe kishte përgatitur një çarçaf të përshtatur si litar dhe mjete prerëse të improvizuara për të vazhduar rrugën e tij drejt lirisë. Në kokë e kishte planin perfekt, por nuk e realizoi dot. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Sot, më datë 04.01.2024, rreth orës 11:25, në IEVP Fier, si rezultat i ndjekjes, mbikqyrjes, kontrollit dhe përdorimit të mjeteve teknike disa javore nga stafi i burgjeve, u kap në flagrancë duke tentuar për t'u arratisur i burgosuri me rrezikshmëri dhe histori kriminale, Dan Riza Hutra (autor i disa vrasjeve)", njofton drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Plani kriminal për arratisjen nga burgu ishte i koordinuar dhe në bashkëpunim me tre të paraburgosur të tjerë. Në dhomën ku ishin të akomoduar, të paraburgosurit kishin nisur prerjen e zgarës së dritares me mjete te improvizuara. Gjatë kontrollit nga punonjësit e sigurisë, u konstatua se edhe në dhomën nr. 15, ku ishte i akomoduar i burgosuri me potencial të lartë rrezikshmërie, Dan Hutra, ishin fshehur mjete për arratisje, konkretisht: një çarçaf i përshtatur si litar dhe mjete prerëse të improvizuara.

Të dhënat paraprake tregojnë për bashkëpunim ndërmjet të katër të burgosurve, për thyerje të sigurisë dhe tentativë arratisje. Prokuroria është duke kryer hetime për ngjarjen. Të përfshirë në këtë ngjarje janë:

1. Shtetasi Dan Hutra, i biri Riza dhe Mislime, i datëlindjes 01.08.1982, lindur në Kukës dhe banues ne Kodër Kamëz, Tiranë, me shtetësi dhe kombësi shqiptare, me histori të përsëritur kriminale, me Vendimin Nr.466 Regj.Them, datë.04.03.2023, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, i është caktuar masa e sigurimit personal “arrest në burg”, i dyshuar për kryerjen e veprave penale, “Vrasje për shkak të mardhënieve familjare”, parashikuar nga neni 79/c, “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 79/c-22, si autor i dyshuar për vrasjen e katër personave.

2. Shtetasi Martin Kapllani, i biri i Adhurim dhe Rezarta, i datëlindjes 24.12.2003, lindur dhe banues në Vlorë, me Vendimin Nr.62-2023-4189, datë 04.11.2023, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, i është caktuar masa e sigurimit personal “arrest në burg”, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vjedhja”, e parashikuar nga neni 134/2 K.Penal.

3. Shtetasi Geraldo Veizaj, i biri i Barjam dhe Luiza, i datëlindjes 04.07.2004, lindur dhe banues në Vlorë, me Vendimin Nr.62-2023-4189, datë 04.11.2023, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, i është caktuar masa e sigurimit personal “arrest në burg”, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vjedhja”, e parashikuar nga neni 134/2 K.Penal.

4. Shtetasi Feti Kovaçi, i biri Arben dhe Dëshira, i datëlindjes 20.02.1996, lindur dhe banues ne Vlorë, Lgj. “24-Maji”, me shtetësi dhe kombësi shqiptare, i ardhur më datë 21.10.2023, nga Komisariati i Policisë Vlorë, pasi ndaj tij Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë me (Shkurtim-Vendimi) Nr.476, datë 21.10.2023, ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhja”, e parashikuar nga neni 134/2 K.Penal./ZËRI

Poll

MOS HUMB