Aktualitet

Çështja 'Beleri', Balla: Jam në gjyq me të!

Ministri i Brendshëm Taulant Balla u shpreh se është në gjyq me Belerin, pasi ai e ka akuzuar për shpifje.

k.m.
Çështja 'Beleri', Balla: Jam në gjyq me të!
Taulant Balla

TIRANË- Ministri i Brendshëm Taulant Balla u ndal dhe tek çështja Beleri dhe vendimi i GJKKO-së për të ndaluar betimin e tij pa përfunduar çështjen me drejtësinë.

Balla u shpreh se kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës Fredi Beleri e ka akuzuar atë për shpifje.

Çështja Beleri i përket drejtësisë. Më keq akoma jam në gjyq me Belerin se më ka akuzuar për shpifje, ndërsa unë për tradhëti dhe kjo e rëndon. Më duhet të them shumë thjesht e kam lexuar me vëmendje vendimin e GJKKO-së. Gjykata ka bërë një arsyetim shumë shterrues. Por është vendim gjykate që duhet zbatuar dhe duhet të marrë formë të prerë.

Ditën që drejtësia ngre një akuzë duhet të presim drejtësinë të japë një vendim në formë përfundimtare,"- tha Balla.

I zgjedhur nga votat e qytetarëve kryebashkiak i Himarës, Fredi Beleri është arrestuar më datë 12 maj 2023. Ai akuzohet për veprën penale “korrupsion aktiv në zgjedhje, kryer në bashkëpunim”. Banorë të Himarës kanë thënë se atyre iu janë premtuar para, në këmbim të votës. Gjyqi ndaj tij vijon në Apelin e Posaçëm./ZËRI

Poll

MOS HUMB