
ELBASAN – Një 38-vjeçar në Elbasan ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka vjedhur banesën e të vëllait. Ngjarja ka ndodhur në prill të vitit të kaluar, ndërsa pas hetimeve intensive, autori u arrestua gjatë ditës së sotme. I arrestuari është Elton Muça. Është proceduar bashkëshortja e Muçës, e cila konsiderohet si bashkëpunëtore në vjedhje.
“Nga veprimet hetimore dyshohet se këta dy shtetas, më 23.04.2023, kanë vjedhur 17 000 euro në banesën e shtetasit M. M., në fshatin Bathës”, njoftoi sot policia.
I prangosuri Muça akuzohet për veprën penale të vjedhjes. Gjithashtu, nisën hetimet në gjendje të lirë për bashkëshorten e Elton Muçës, e identifikuar me inicialet K.M, 37 vjeçe.
Dyshohet se ai e ka blerë makinën me paratë që ka vjedhur tek vëllai./ZËRI