Aktualitet

Plagosje me armë zjarri në Peqin, shpallet në kërkim autori

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur gjatë një konflikti për motive të dobëta, rreth orës 21:10, në lagjen "Xhami".

k.m.

Plagosje me armë zjarri në Peqin, shpallet në kërkim autori

PEQIN- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Peqin. Një 41-vjeçar është plagosur nga një 26-vjeçar. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur gjatë një konflikti për motive të dobëta, rreth orës 21:10, në lagjen "Xhami". Policia njofton se ka identifikuar autorin dhe po vijon puna për kapjen e tij.

Njoftimi i Policisë:

Plagosi me armë zjarri një shtetas, Policia identifikon autorin dhe vijon puna për kapjen e tij. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin, pas marrjes se njoftimit se në spitalin e Peqinit, është dërguar për mjekim, i plagosur në këmbë dyshohet me armë zjarri shtetasi Sh. C., rreth 41 vjeç, banues në Peqin, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore të kryera nga strukturat për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Elbasan u bë identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit A. T, 26 vjeç, i cili dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, rreth orës 21:10, në lagjen "Xhami" Peqin, ka plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasin Sh. C., rreth 41 vjeç.

Shtetasi Sh. C., ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit./ZËRI

Poll

MOS HUMB