Aktualitet

Trafikonte dhe shfrytëzonte brazilianet për prostitucion, dënohet shqiptari në Britani

Gjatë hetimeve u zbulua se drejtuesi i rrjetit, Cankaj, përdorte pasaporta false për të marrë me qira apartamente në zona të ndryshme.

M.M
Trafikonte dhe shfrytëzonte brazilianet për prostitucion, dënohet
Foto ilustruese

BRITANI- Në vitin 2022, autoritetet britanike nisën një hetim të detajuar mbi një rrjet të krimit të organizuar të quajtur "Cankaj Brotherhood", i drejtuar nga një shqiptar i identifikuar si Roland Cankaj. Qëllimi kryesor i këtij rrjeti ishte trafikimi i grave braziliane në Mbretërinë e Bashkuar për shfrytëzim seksual.

Sipas mediave vendase, gjatë hetimeve u zbulua se drejtuesi i rrjetit, Cankaj, përdorte pasaporta false për të marrë me qira apartamente në zona të ndryshme. Oficerët nisën të ndjekin lëvizjet e tij dhe e vëzhguan teksa çonte gra të reja në adresa specifike, duke qëndruar në makinë ndërsa ato hynin brenda.

Trafikonte dhe shfrytëzonte brazilianet për prostitucion, dënohet
Roland Cankaj

Ai gjithashtu shoqërohej shpesh me vajza të reja, duke bërë fotografi provokuese të tyre, të cilat përdoreshin për reklamimin e shërbimeve seksuale në internet. Gjatë hetimit, u identifikuan gjashtë vajza, viktima të këtij rrjeti, njëra prej të cilave tregoi në një intervistë se si kishte nisur bashkëpunimin me Cankajn.

Ajo shpjegoi se kishte punuar si estetiste në Brazil dhe kishte rënë dakord me Cankajn për një marrëveshje fitimprurëse financiare. Pas mbërritjes në Mbretërinë e Bashkuar, ajo u detyrua të vizitonte adresa të ndryshme, ku paratë nga shfrytëzimi seksual ndaheshin në mënyrë të barabartë me të.

Hetimi i thelluar ka nxjerrë në pah shtrirjen dhe sofistikimin e rrjetit të organizuar "Cankaj Brotherhood", ndërsa autoritetet janë të përkushtuara për të çmontuar strukturën kriminale dhe për të sjellë drejtësi për viktimat./ ZËRI

Poll

MOS HUMB