Aktualitet

E rëndë në Malësinë e Madhe/ Po priste dru dhe u dëmtua nga motosharra, humb jetën 39-vjeçari

Fatkeqësisht, plagët e marra ishin tepër të rënda dhe Makaj nuk mundi t'i mbijetojë aksidentit, duke ndërruar jetë në vend.

M.M
E rëndë në Malësinë e Madhe/ Po priste dru dhe u
Foto ilustruese

MALËSI E MADHE- Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Ducaj të Malësisë së Madhe, ku 39-vjeçari Mondi Makaj ka humbur jetën në një aksident të rëndë gjatë punës. Ai po priste dru në një zonë të thyer malore kur u plagos rëndë nga motorseka.

Fatkeqësisht, plagët e marra ishin të rënda dhe Makaj nuk mundi t'i mbijetojë aksidentit, duke ndërruar jetë në vend. Një person tjetër, që ndodhej me të në momentin e ngjarjes, është dërguar me urgjencë në spital.

Menjëherë pas aksidentit, forcat e policisë u drejtuan për në vendngjarje për të nisur hetimet dhe për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes./ ZËRI

Poll

MOS HUMB