Aktualitet

Plagosi efektivin, Policia: Mos iu afroni, ka shenja depresioni

Për mediat Vocaj tha se autori ka shenja të dëmtimit me armë zjarri dhe është në kushte të depresionit. Po ashtu u ka bërë apel qytetarëve për kujdes pasi 42-vjeçari është i armatosur. 

E.K
Plagosi efektivin, Policia: Mos iu afroni, ka shenja depresioni
Tonin Vocaj, Klered Bozhanaj

TIRANË- Drejtori i Policisë së Tiranës Tonin Vocaj u ka bërë apel qytetarëve që të telefonojnë Policinë nëse shohin Klerent Bozhanajn, autorin e plagosjes së Policit Edlir Alleshi mbrëmjen e sotme. Për mediat Vocaj tha se autori ka shenja të dëmtimit me armë zjarri dhe është në kushte të depresionit. Po ashtu u ka bërë apel qytetarëve për kujdes pasi 42-vjeçari është i armatosur. 

Tonin Vocaj: Ai ka një dëmtim me armë zjarri. Shërbimet e policisë të drejtorisë së Tiranës, forcat speciale Renea dhe të gjithë forcat e policisë së republikës janë mobilizuar për kapjen e autorit, i cili quhet Klerent Bozhanaj 42 vjeç. Theksojmë se është i armatosur dhe ka shenja të theksuara të depresionit. Policia ve në dispozicion 20 mijë euro për çdo informacion të vlefshëm që mund të çojë në kapjen e autorit.

Ngjarja e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në zonën e "Kinostudios" në rrugën "Hysen Xhura". Efektivi Edlir Alleshi, pjesë e forcave "Shqiponja" ka qenë bashkë me kolegët e tij duke kryer një aksion në zonë, kur ka ndaluar dhe nisur të kontrollojë autorin Klerend Bozhani. Ky i fundit i armatosur ka hapur zjarr ndaj tij duke e lënë të plagosur. Efektivi mësohet se ka marrë disa plumba në bark dhe këmbë. Ai ndodhet në spitalin e Traumës, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën dhe po i nënshtrohet një operacioni. Ndërkohë Policia është vënë në ndjekje të autorit. Zona ku ndodhi ngjarja është rrethuar dhe po bëhet krehje e saj. Ndërsa Policia ka vënë në dispozicion 20 mijë euro për këdo që ka informacion për vendnodhjen e tij/ Zëri

Poll

MOS HUMB