Aktualitet

Zbardhen DETAJE nga plagosja e efektivit në Tiranë

Zëri.ai mëson se autori ka banesën e tij afër zonës ku ndodhi ngjarja ndërsa rezulton se ai ka qenë emigrant në Itali dhe se është kthyer në muajin gusht në vendin tonë. Policia është vënë në ndjekje të tij me motorë ndërsa e gjithë zona është e rrethuar dhe po bëhet krehja e saj.

E.K
Zbardhen DETAJE nga plagosja e efektivit në Tiranë
Klerend Bozhani dhe Edlir Alleshi

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë të regjistruar mbrëmjen e sotme në rrugën "Hysen Xhura" në kryeqytet ku efektivi i forcave "Shqiponja" u plagos nga Klerend Bozhani me armë zjarri teksa po e kontrollonte. Zëri.ai mëson se autori ka banesën e tij afër zonës ku ndodhi ngjarja ndërsa rezulton se ai ka qenë emigrant në Itali dhe se është kthyer në muajin gusht në vendin tonë. Policia është vënë në ndjekje të tij me motorë ndërsa e gjithë zona është e rrethuar dhe po bëhet krehja e saj. Nga ana tjetër Policia ka vënë 20 mijë euro shpërblim për atë jep informacion për vendndodhjen e tij. 

Ngjarja e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në zonën e "Kinostudios" në rrugën "Hysen Xhura". Efektivi Edlir Alleshi, pjesë e forcave "Shqiponja" ka qenë bashkë me kolegët e tij duke kryer një aksion në zonë, kur ka ndaluar dhe nisur të kontrollojë autorin Klerend Bozhani. Ky i fundit i armatosur ka hapur zjarr ndaj tij duke e lënë të plagosur. Efektivi mësohet se ka marrë disa plumba në bark dhe këmbë. Ai ndodhet në spitalin e Traumës, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën dhe po i nënshtrohet një operacioni. Ndërkohë Policia është vënë në ndjekje të autorit. Zona ku ndodhi ngjarja është rrethuar dhe po bëhet krehje e saj./Zëri

Poll

MOS HUMB