Aktualitet

Plagosi me armë zjarri komshiun e tij në Velipojë një vit më parë, arrestohet në Itali Kristian Lulaj

Lulaj akuzohet për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

I.F
Plagosi me armë zjarri komshiun e tij në Velipojë një vit
Foto ilustruese

ITALI- 26-vjeçari Kristian Lulaj është arrestuar këtë të hënë në Itali me qëllim eskstradimin drejt Shqipërisë. Ai ishte shpallur në kërkim, pasi në prill të 2024, tentoi të vriste me armë zjarri Emiljano Palokën, për motive të dobëta. Ngjarja ndodhi në fshatin Malikolaj, Velipojë, ndërsa autori dhe i plagosuri ishin komshinj. Lulaj akuzohet për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Ndërsa, pritet ekstradimi i tij nga Italia drejt vendit tonë.

“Në vijim të bashkëpunimit me homologët italianë, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, bazuar në informacionet e shkëmbyera ndërmjet palëve, u lokalizua në Itali, u kap dhe u arrestua, shtetasi:

K. L., 26 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Ky shtetas akuzohet se në fshatin Malikolaj, Velipojë, ka tentuar të vrasë me armë zjarri, shtetasin E. P., 27 vjeç, për motive të dobëta. Interpol Tirana dhe Interpol Roma do kryejnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri”, njofton Policia./ZËRI

Poll

MOS HUMB