
DIVJAKË- Një elektricist ka humbur jetën teksa punonte në rehabilitimin e një linje elektrike. Elektriçisti Xhuljo Shtëmbari, 32 vjeç ka mbetur i vdekur, teksa punonte për riparimin e linjës Mërtish - Gradishtë. Aktualisht dyshohet se për vdekjen të 32-vjeçarit shkak është bërë një problem në sqarimin e kushteve të punës. Raportohet se Shtëmbarit i është thënë se linja është stakuar, ndaj edhe ky i fundit është ngjitur që të kryejë punime. Por në fakt rrymë ka pasur, ndaj dhe si pasojë humbi jetën.
NJOFTIMI I POLICISË:
Divjakë/Informacion paraprak
Pasditen e sotme, në fshatin Mërtish, shtetasi Xh. Sh., 32 vjeç, me detyrë elektricist, gjatë riparimit të linjës së tensionit të mesëm, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./ZËRI