
BRITANI E MADHE- Një çift lesbikesh shqiptare kanë fituar të drejtën për të qëndruar në Britaninë e Madhe pasi argumentuan me sukses se jetan në Shqipëri ishte e vështirë për shkak të homofobisë. Avokatët që përfaqësonin gratë, të cilat thanë se ishin shënjestruar pasi u panë duke u puthur në rrugë, edhe pse të qenit homoseksual nuk është e paligjshme në shtetin e Ballkanit. Në kundërshtim me avokatin e tyre, Home Office argumentoi se ajo që ndodhi me gratë shqiptare nuk është reflektim i asaj që është Shqipëria, pasi edhe vendet "tolerante" si Mbretëria e Bashkuar ka krime urrejtje.
Sipas "The Telegraph", por ky argument u hodh poshtë nga gjyqtari, i cili tani ka vendosur se gratë mund të qëndrojnë pasi nëse kthehen pas, janë në rrezik për t'u diskriminuar. Po ashtu, Gjykata e lartë e Emigracionit dëgjoi se çifti konsiderohej edhe viktimë trafikimi pasi ishin rrëmbyer nga burra të maskuar në qytetin e tyre të lindjes, ishin sulmuar seksualisht nga disa të tjerë dhe ishin abuzuar fizikisht dhe verbalisht për shkak të orientimit të tyre seksual.
Gratë thanë se sulmi ndaj tyre nisi pasi ishte kapur duke u puthur nga trafikantët e tyre. Po ashtu, shtuan se nuk kishin besim në sistemin që ekziston në Shqipëri. Madje edhe pse ishin "shumë të kualifikuara" dhe "të arsimuara", nuk mund të gjenin punë pasi ishin të stigmatizuar. Ndaj në këto kushte, shtuan se kanë menduar edhe vetëvrasjen.
Aktiviteti homoseksual u dekriminalizua në Shqipëri në vitin 1995. Në vitin 2010, Shqipëria miratoi një ligj kundër diskriminimit që ndalon diskriminimin në bazë të orientimit seksual dhe identitetit gjinor. Ndërsa marrëdhëniet e të njëjtit seks janë të ligjshme, martesat e të njëjtit seks apo bashkimet civile ende nuk janë të pranishme në Shqipëri./ZËRI