
TIRANË – Interpol Tirana ka ekstraduar gjatë ditës së sotme dy shqiptarë, njëri nga Italia dhe tjetri nga Greqia. Ata akuzohen për trafik të lëndëve narkotike.
Mësohet se nga Italia është ekstraduar Gjergji Luli, pjesë e një grupi kriminal, që trafikoi 200 mijë euro kokainë. Ndërsa nga Greqia u ekstradua Arben Cufe, që akuzohet se ka trafikuar sasi kanabisi në vendin fqinj.
Lajmi është bërë me dije nga ministri i Brendshëm Taulant Balla. Ky i fundit ka përgëzur Interpolin për ndalimin dhe ekstradimin në vendin tonë të dy personave, pjesëtarë të grupeve kriminale.
Postimi i ministrit të Brendshëm Taulant Balla
Vijon çdo ditë bashkëpunimi i shkëlqyer me Interpol për gjetjen e personave në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia, për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë. Përgëzime Interpol Tirana????♀️???????? ???? në bashkëpunim edhe me njësitë partnere në Itali dhe Greqi, lokalizuan, ndaluan dhe sot ekstraduan në Shqipëri dy persona, pjesëtarë të grupeve kriminale të përfshira në trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike./ZËRI/