Aktualitet

Iu bë atentat, ‘zbërthehet’ Zamir Kalemi, i jep policisë indicie për autorët

Zamir Kalemi ka dhënë detaje për grupin hetimor, në lidhje me personat që dyshohet se kanë organizuar atentatin ndaj tij

E.K
Iu bë atentat, ‘zbërthehet’ Zamir Kalemi, i jep
Zamir Kalemi

TIRANË- Zamir Kalemi, të cilit iu bë atentat dy netë më parë në zonën e Selitës, gjatë marrjes në pyetje nga policia ka dhënë indicie që mund t’i shërbejnë policisë në zbulimin e autorëve të ngjarjes së rëndë.

Edhe pse nuk ka përmendur emra konkretë, me të dhënat që Kalemi ka deklaruar,mund të shkohet drejt identifikimit të autorëve. I plagosuri ka rrëfyer me detaje zonat ku ka lëvizur ditët e fundit, oraret dhe personat me të cilët është takuar. 

Policia ka sekuestruar dhjetra pamje filmike të zonave ku ka lëvizur në 3 ditët e fundit Kalemi, me qëllim për të parë nëse ai ka qënë në ndjekje nga ana e autorëve.

Policia ka ofruar 15 mijë euro shpërblim për çdo qytetar që jep informacion për identifikimin dhe kapjen e autorëve të atentatit nga Zamir Kalemit, mbrëmjen e 12 janarit te nënkalimi i Selitës në Tiranë.

40-vjeçari u ndoq për disa orë dhe autorët nisën të qëllojnë sapo makina e tyre “Nissan” me targa të vjedhura në 2018-ën në Tiranë, ishte paralel me atë të Zamir Kalemit, në një distancë të ngushtë.

Atentati ndaj Kalemit ka lidhje me disa ngjarje të rënda kriminale të ndodhura gjatë vitit 2022 dhe 2023 në Shqipëri dhe Greqi.

Si ka nisur konflikti

Zinxhiri i vrasjeve dyshohet se ka nisur për 700 kilogramë kanabis që janë zhdukur në Greqi. Fillimisht për këtë sasi droge dyshohet se janë vrarë dy shqiptarët Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Organjës, dsi dhe ëështë zhdukur pa gjurmë dhe miku i tyre i ngushtë, i identifikuar si Leonardi. Dyshohet se edhe ai është eliminuar por për momentin nuk ka detaje të tjera lidhur me shqiptarin.

Përplasjet u zhvendosën në Shqipëri

I pari që “pagoi” haraçin për kanabisin e zhdukur në vendin tonë ishte Aleksandër Sadikaj. I riu u vra në mënyrë makabre me lëndë plasëse në makinën e tij në zonën e TEG-ut, si për të dërguar një mesazh për të të tjerët.

Në Greqi, Sadikaj përdorte tre gjeneralitete dhe një prej tyre ishte Aleksandër Kalemi, duke marrë edhe mbiemrin e dajës së tij, Andrea (Adriatik) Kalemi. Duke marrë parasysh se i riu kishte disa skedime për vepra të ndryshme penale, ka pasur disa pista për vrasjen e tij, por përplasja për narkotikët është kryesorja. Dyshimet i shtoi babai i tij, i cili bëri me dije edhe për një borxh që Papa i kishte 27-vjeçarit nga Tepelena. Më konkretisht, ai i kishte blerë 100 kg hashash disa vite më parë, por nuk ia kishte shlyer të gjitha paratë. 

Disa muaj më pas, biznesmeni Edmond Papa, pasi kishte ardhur në Tiranë për të qëndruar pranë nënës së tij, e cila ishte e sëmurë. Qitësit e kishin ndjekur për ta qëlluar me armë zjarri brenda një lokali. Lidhja u bë shumë shpejt. Fijet u lidhën shpejt me Aleksandër Sadikajn. Kjo pasi familjarët e tij kanë ngritur dyshime se "dora" e vrasjes të së riut ishte organizuar në hotelin e Papës në Sarandë. 

Atentatet ndaj Adriatik Kalemit 

Megjithatë, rrethi i përplasjes u zgjerua edhe më tej, kësaj radhe në shtetin grek. Më 10 Gusht 2023, në ishullin Pax të Greqisë iu bë atentat Andrea Kalemit, i njohur dhe si Adriatik, ose Tik Kalemi. Fatmirësisht shpëtoi, por përfundoi në pranga për shkak se kishte ende hesape të hapura me drejtësinjë greke. Por edhe në burg nuk u la i qetë. Atentati i fundit u bë në dhjetor, pak para se 52-vjeçari të lirohej pasi kishte kaluar disa muaj në burgjet greke. Teksa qëndronte në burg, një egjiptian i ishte afruar me një  mjetin prerës të fshehur në pëllëmbën e tij. Autori dyshohet se është pajtuar nga kreu i një tjetër bande shqiptarësh, që ndodhen të prangosur në një tjetër burg. Por edhe kësaj radhë shpëtoi.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB