Aktualitet

Inaugurohet Njësia Ushtarake e Sigurisë Kibernetike, Rama: Hap i madh drejt mbrojtjes dixhitale

Ndërsa, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi tha se Njësia Ushtarake e Sigurisë Kibernetike shëbrn edhe si shkollë për trajnimin e ekspertëve.

D.XH
Inaugurohet Njësia Ushtarake e Sigurisë Kibernetike, Rama: Hap i madh
Njesia Ushtarake e Sigurise Kibernetike 1

TIRANË – Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi inauguruan ditën e sotme Njësinë Ushtarake të Sigurisë Kibernetike. Përpos Ramës dhe Peleshit, në këtë inaugurim ishin të pranishëm edhe David Wisner si dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneralmajor Arben Kingji.

Kryeministri Edi Rama deklaroi se inaugurimi i Njësisë Ushtarake të Sigurisë Kibernetike është një hap i madh drejt mbrojtjes së botës dixhitale.

Me mbështetjen e aleatit tonë strategjik Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ekspertizën e specializuar të profesionistëve dhe teknologjinë e avancuar, kjo njësi do të luajë një rol kyç në luftën kundër kërcënimeve kibernetike dhe mbrojtjes së sistemeve tona të informacionit”, u shpreh kryeministri Rama.

Inaugurohet Njësia Ushtarake e Sigurisë Kibernetike, Rama: Hap i madh
Njesia Ushtarake e Sigurise Kibernetike 2
Inaugurohet Njësia Ushtarake e Sigurisë Kibernetike, Rama: Hap i madh
Njesia Ushtarake e Sigurise Kibernetike 3
Inaugurohet Njësia Ushtarake e Sigurisë Kibernetike, Rama: Hap i madh
Njesia Ushtarake e Sigurise Kibernetike 4
Inaugurohet Njësia Ushtarake e Sigurisë Kibernetike, Rama: Hap i madh
Njesia Ushtarake e Sigurise Kibernetike 5
Inaugurohet Njësia Ushtarake e Sigurisë Kibernetike, Rama: Hap i madh
Njesia Ushtarake e Sigurise Kibernetike 6
Inaugurohet Njësia Ushtarake e Sigurisë Kibernetike, Rama: Hap i madh
Njesia Ushtarake e Sigurise Kibernetike 7
Inaugurohet Njësia Ushtarake e Sigurisë Kibernetike, Rama: Hap i madh
Njesia Ushtarake e Sigurise Kibernetike 8
Inaugurohet Njësia Ushtarake e Sigurisë Kibernetike, Rama: Hap i madh
Njesia Ushtarake e Sigurise Kibernetike 9
Inaugurohet Njësia Ushtarake e Sigurisë Kibernetike, Rama: Hap i madh
Njesia Ushtarake e Sigurise Kibernetike 10
Inaugurohet Njësia Ushtarake e Sigurisë Kibernetike, Rama: Hap i madh
Njesia Ushtarake e Sigurise Kibernetike 11
Inaugurohet Njësia Ushtarake e Sigurisë Kibernetike, Rama: Hap i madh
Njesia Ushtarake e Sigurise Kibernetike 12
Inaugurohet Njësia Ushtarake e Sigurisë Kibernetike, Rama: Hap i madh
Njesia Ushtarake e Sigurise Kibernetike 13

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi theksoi se synimet janë që njësia të shërbejë edhe si një shkollë për të trajnuar ekspertët, jo vetëm në fushën e mbrojtjes, por edhe në agjenci të tjera e në tregun privat.

“Jo vetëm projekti që është shumë i plotë, por ne kemi mundësinë e madhe që në rrjetin e qendrave të inovacionit, të mbrojtjes kibernetike të NATO-s të marrim informacione të vazhdueshme, të kemi trajnime. Ka një qendër të NATO-s në Estoni, ku ne jemi pjesë e saj. Mundësitë janë shumë të mëdha. Është arritur brenda një kohe të shkurtër një standard mbrojtjeje shumë i lartë. Janë shumë të motivuar, janë 50% ushatarkë, 50% janë civilë. Duam ta shtojmë akoma më tej këtë strukturë, ta përdorim si shkollë për të trajnuar ekspertë që mund t’i shërbejnë jo vetëm Forcave të Armatosura, por edhe sektorin privat, sepse në fund të fundit kjo rrit kapacitetet mbrojtëse kombëtare”, tha Peleshi.

Ekspertët deklaruan se aktualisht në vendin tonë ka për çdo ditë 1500 deri në 2000 sulme kibernetike, por se asnjëri prej tyre nuk është konsideruar kritik. Në Njësinë Ushtarake të Sigurisë Kibernetike, e cila përbëëhet nga 3 sektorë të veçantë, punohet 24 orë pa ndërprerje./ZËRI/

Poll

MOS HUMB