Aktualitet

Pjesë e grupit që trafikoi 3.4 ton kanabis në Itali, arrestohet Kristjan Uldedaj

Ai rezulton si i përfshirë në bandën kriminale për një periudhe 7-vjeçare, kohë në të cilën u përfshi në trafikimin e 3.4 ton kanabis dhe 35 kilogramë kokaine

E.K
Pjesë e grupit që trafikoi 3.4 ton kanabis në Itali, arrestohet
Foto ilustruese

MALËSI E MADHE- Një 31-vjeçar është vënë në prangat e policisë në Malësinë e Madhe, pasi dyshohet si pjesë e një grupi kriminal që ka trafikuar 3.4 ton kanabis drejt Italisë. Në pranga ra Kristjan Uldedaj, i cili ka qenë pjesë e disa episodeve të trafikut të drogës përgjatë viteve 2015-2022.

Njoftimi i Policisë:

Si rezultat i shkëmbimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe ato të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe finalizuan operacionin policor të koduar “Jeran”.

Gjatë operacionit u kap dhe u arrestua provizorisht, për t’u ekstraduar në Itali, shtetasi Kristian Uldedaj, 31 vjeç.

Gjykata e Milanos i ka caktuar 31-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, në kuadër të grupit kriminal, sipas parashikimeve të Kodit Penal të Italisë.

Nga hetimet rezultoi se grupi kriminal në të cilin ishte pjesëtar shtetasi K. U., gjatë periudhës 2015-2022, ka trafikuar në Itali, rreth 3.4 tonë cannabis sativa dhe 35 kg kokainë. Gjithashtu, këtij grupi i janë sekuestruar 195 953 euro dhe 1430 franga të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB