
TIRANË- Rektori i Universitetit të Mjekësisë në Tiranë Arben Gjata u paraqit në SPAK gjatë ditës së sotme. Gjata ka shkuar në Prokurorinë e Posaçme, ashtu siç e përcakton procedura, pas masës të caktuar ndaj tij “detyrim paraqitje” nga GJKKO për çështjen e Sterilizimit.
Gjata, në kohën kur u lidh koncesioni më dhjetor të vitit 2015 ka pasur detyrën e anëtarit të Komisionit të koncesionit të Sterilizimit.
Rektori Arben Gjata në hetim dhe në Itali?
Mediat italiane kanë shkruar edhe se rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata është në hetim në Itali. Prokuroria e Kaljarit ka vënë nën hetim rektorin e Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata, për shkak se ka përgënjeshtruar dhënien e titullit “Doktor Nderi” për Guvernatorin e Sardenjës, Christian Solinas. Sipas autoriteteve italaiane, kjo doktoraturë është dhënë në mënyrë që ai të ndërhynte te ministri i jashtëm italian, për dhënie fondesh për projekte të ndryshme në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës.
Emërimi është bërë nga italiani Roberto Raimondi, i cili ka qenë drejtor i Shkollës së Doktoraturës në Fakultetin e Mjekësisë, në Universitetin Publik të Tiranës e njëherësh drejtor i Zyrës së Autoritetit të Menaxhimit të Programit Europian, ENI CBC të Pellgut të Mesdheut për rajonin e Sardenjës./ZËRI/