Aktualitet

EMRAT/ Vetingu në polici, konfirmohen në detyrë 2 zyrtarë të lartë

Kanë kaluar me sukses procesin e vetingut, drejtuesit e policisë Zenel Hyka dhe Arjan Muça.

D.XH
EMRAT/ Vetingu në polici, konfirmohen në detyrë 2 zyrtarë
Vetingu ne polici

TIRANË – Trupa e Vlerësimit në AMP ka vendosur të konfirmojë në detyrë subjektin e vlerësimit, Zenel Hyka.

Hyka është Drejtor i Departamentit për Shërbimet Mbështetëse, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Gjithashtu, ka kaluar me sukses vetingun edhe Arjan Muça. Ai është aktualisht Drejtor, në Drejtorinë për Hetimin e Narkotikëve në Departamentin e Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit./ZËRI/

Poll

MOS HUMB