Aktualitet

Pësoi infarkt në fushë, nisin hetimet për vdekjen e kapitenit të Egantias

Ai kishte probleme me zemrën, dhe mbante një aparat, por pavarësisht këshillave të mjekëve ai kishte vijuar të luante në fushën e blertë.

F.m
Pësoi infarkt në fushë, nisin hetimet për vdekjen e
Raphael Dwamena

TIRANË- Kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet që çuan drejt vdekjes futbollistin ganez të Egnatias, Raphael Dwamena. Futbollisti kishte probleme me zemrën, dhe mbante një aparat, por pavarësisht këshillave të mjekëve ai kishte vijuar të luante në fushën e blertë.

A është kjo e lejueshme? Mbetet për tu zbardhur nga hetimet. Futbollisti nga Gana u rrëzua në tokë pa ndjenja, në minutën ‘23-’24 të ndeshjes.

Autoambulanca bashkë me mjekët mbërritën në vendin e ngjarjes ku i dhanë ndihmën e parë futbollistit dhe e transportuan atë në spitalin e Kavajës. Bluzat e bardha konfirmuan se 28-vjeçari kishte humbur jetën.

Poll

MOS HUMB