
TIRANË- Zëri.ai ka siguruar dokumentin dhe përmbajtjen e akt-ekspertizës që përcakton se mbidoza e narkozës që i është injektuar në klinikën ‘Splendent’, ka qenë shkaku që ka sjellë vdekjen e të voglit Brian Spahiu. Ekspertët mjeko-ligjorë përcaktojnë se kanë vënë re mbetje plagë kirurgjikale në lëkurën e gjoksit, si edhe shenja shpimesh mjekësore me ekimoza përreth tyre në lëkurën e ballit, gjoksit, barkut dhe gjymtyrëve, të shkaktuara nga ndërhyrjet e bëra në klinikë. Ndërsa, nga kqyrja e brendshme dhe ekzaminimi histopatologjik janë konstatuar edeme e shprehur e trurit, stazë dhe ekstravazat eritrocitar, ishemi akute miokardi, edeme intersticiale dhe ekstravazat eritrocitar me miokard die perikard.
Konkluzioni është: Shkaku i vdekjes së shtetasit Brian Spahiu ka qenë dhënia e lëndës anestetike që ka sjelle vuajtjen qelizore të thellë me mekanizmin e insuficiences multiorganore të parikthyeshme.
Akt-ekspertiza:
Në trupin e kufomës së shtetasit Brian Spahiu nga kqyrja e jashtme u konstatua një mbetje plagë kirurgjikale në lëkurën e gjoksit, si edhe shenja shpimesh mjekësore me ekimoza përreth tyre në lëkurën e ballit, gjoksit, barkut dhe gjymtyrëve me karakteristikat e përshkuara në akt.
Nga kqyrja e brendshme dhe egzaminimi histopatologjik u konstatua edeme e shprehur e trurit, stazë dhe ekstravazat eritrocitar, ishemi akute miokardi, edeme intersticiale dhe ekstravazat eritrocitar me miokard die perikard.
Atelektaze e shprehur pulmonare, ekstravazat eritrocitar intersticial me elemnte mononukleare, me zona pneumoragjie intersticiale, edeme e mushkërive. Nekroze centrolobulare hepatike. Me ekstravazate eritrocitare, elemente dhe infiltrate mononukleare të shprehur në hapsirën porto-biliare, edeme intersticiumi. Infiltrim hemoragjik i cipave seroze. Prania e gjakut të lëngshëm dhe koagulave në zgavrën e barkut.
2-Shenjat e shpimeve mjekësore me ekimoza perreth tyre, të vërejtura në trupin e shtetasit Brian Spahiu janë pasojë e manipulimeve mjeksore. Mbetja e vjetër e plagës vërejtur në lëkurën e gjoksit është pasojë e ndërhyrjes kirurgjikale.
3-Shkaku i vdekjes së shtetasit Brian Spahiu ka qenë dhënia e lëndës anestetike që ka sjelle vuajtjen qelizore të thellë me mekanizmin e insuficiences multiorganore të parikthyeshme.

Por, pavarësisht ekspertizës Prokuroria nuk ka nisur asnjë lëvizje. Gjithçka nisi në datën 28 shtator. I vogli u dërgua në klinikë dhe iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale për gjashtë orë. Sipas dëshmive, mjeku anestezist Roland Xhaxho u kishte garantuar familjarëve se procedura ishte një sukses dhe fëmija iu është dorëzuar familjarëve për ta marrë në shtëpi rreth orës 19:00, sipas tyre po në gjendje të pavetëdijshme.
Menjëherë pas dërgimit në banesë, djalit i është rritur edhe temperatura, gjë që ka alarmuar prindërit të cilët e kanë dërguar më pas në Pediatrinë e QSUT-së, ku Brian është intubuar për shkak se sipas mjekëve, mëlçia e tij kishte dalë jashtë funksionit.
Ai ka qëndruar në terapi, e cila nuk ka dhënë rezultat dhe më 1 Tetor, i vogli ka humbur jetën. Prindërit e fëmijës kanë kallëzuar në Polici, por deri më tani, askush s’është vënë në pranga./Zëri.ai.