Aktualitet

Shqiptari ndërron jetë në vendin e tij të punës në Greqi

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur zjarrfikësit dhe aumbulanca, por kanë konstatuar vdekjen e shqiptarit.

F.m
Shqiptari ndërron jetë në vendin e tij të punës në
Ambulanca greke

GREQI- Një 45-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë në Greqi, në vendin e tij të punës. Mediat greke shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në zonën e Apraos në veri të Korfuzit. Shqiptari ka qenë duke prerë ullinj, por një trung i madh peme ka rënë mbi të dhe e ka shtypur.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur zjarrfikësit dhe aumbulanca, por kanë konstatuar vdekjen e shqiptarit.

Hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat e shkaqet e ngjarjes. 45-vjeçari jetonte prej shumë vitesh në Korfuz bashkë me familjen e tij, ku dhe punonte gjithashtu.

Poll

MOS HUMB