Aktualitet

Përvetësonte paratë që depozitonin qytetarët, pranga punonjësit të shoqërisë financiare në Tiranë

Përvetësoi 27 mijë euro nga kompania ku punonte, në pranga 34-vjeçari Rizar Alibali

E.K
Përvetësonte paratë që depozitonin qytetarët, pranga
foto ilustruese

TIRANË- Rizar Alibali, 34-vjeç është vënë në prangat e policisë së Tiranës, nën akuzën e përvetësimit të 27 mijë eurove, teksa punonte në një shoqëri financiare.

34-vjeçari ka qenë punonjës te 'Meduza Kafe', dhe mashtronte me depozitat e qytetarëve, duke shënuar vlera më të vogla, sesa ato që ata depozitonin realisht.

NJOFTIMI I POLICISË:

Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Sektorin për Operacionet Speciale dhe Kërkimin në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, ka finalizuar operacionin policor të koduar "Statment".

Gjatë operacionit u ndalua shtetasi R. A., 34 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale "Mashtrimi", "Falsifikimi i dokumenteve" dhe "Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve".

Ky shtetas, duke qenë i punësuar në një kompani nga e cila kryente depozita të ndryshme bankare, mashtronte duke depozituar shuma më të vogla parash se shumat reale. 

Nëpërmjet mashtrimit, ky shtetas ka përvetësuar 27 000 euro dhe në vendin e tij të punës, ka paraqitur dokumente (mandate) të dyshuara të falsifikuara. 

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Poll

MOS HUMB