
TIRANË- Policia në Tiranë lajmëron se ka zbuluar një qendër masazhesh, ku ushtrohej prostitucion. Në pranga ka rënë 1 klient në qendrën e masazheve dhe një punonjëse, në kërkim është shpallur edhe shoku i 31-vjeçares. Po ashtu janë arrestuar edhe dy persona të tjerë, si dhe janë proceduar penalisht 5 të tjerë. Gjatë aksionit të policisë në këtë qendër, janë sekuestruar edhe shumë parash të dyshuara si të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, operacioni policor i koduar “Kamuflimi 2”.
Kishin përshtatur një qendër masazhesh, për veprimtarinë e kundërligjshme të prostitucionit, vihet në pranga një 31-vjeçare, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i saj.
Gjithashtu, vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen penalisht 5 të tjerë.
Sekuestrohen shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme, aparate celulare, një pajisje DVR dhe një automjet.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Kamuflimi 2”.
Si rezultat i tij:
▪️u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
– E. O., 31 vjeçe, banuese në Tiranë, e dënuar më parë për të njejtën veprimtari kriminale;
– I. B., 21 vjeç, banues në Skrapar, klient në qendrën e masazheve;
/ZËRI