Aktualitet

Përplasja mes deputetëve Nallbati-Sinaj, GJKKO pushon çështjen

Pas seancës plenare të zhvilluar më 30 tetor të vitit 2023, Nallbati goditi me grusht Sinajn. Gjithçka ndodhi teksa opozita po përpiqej të bllokonte punimet e parlamentit.

F.m
Përplasja mes deputetëve Nallbati-Sinaj, GJKKO pushon
Përplasja mes deputetëve

TIRANË- Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme Kundër korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për të pushuar dosjen e përplasjes mes dy deputetëve, Bledion Nallbati dhe Vullnet Sinaj.

Pas seancës plenare të zhvilluar më 30 tetor të vitit 2023, Nallbati goditi me grusht Sinajn. Gjithçka ndodhi teksa opozita po përpiqej të bllokonte punimet e parlamentit. Në momentin që Sinaj po fliste, Nallbati iu afrua dhe i fiku mikrofonin. Më pas të dy deputetët u përfshinë në përplasje fizike, por kamera fokusoi Nallbatin që godiste Sinajn. Ishte garda dhe kolegët e tjerë të parlamentit ata të cilët qetësuan situatën dhe ndaluan përshkallëzimin e konfliktit. Pas përleshjes deputeti demokrat, Bledion Nallbati u përjashtua nga seanca plenare.

Ndëra Bledi Çuçi edhe grupi i Partisë Demokratike bënë kallëzim për veprën penale "goditje për shkak të detyrës". Deputeti socialist ka dëshmuar se Bledjon Nallbati e ka shtyrë, dhe më pas sipas tij, ai e ka goditur më grusht. Nga ana tjetër, deputeti demokrat është shprehur se në këndvështrimin e tij situatën nuk e ka parë si dhunë, por si një lloj konfrontimi fizik./ZËRI/

Poll

MOS HUMB