
TIRANË- Alketa Pere, një nga mjeket e spitalit Onkologjik që u bë pjesë e skandalit që po hetohet nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) do të paraqitet sot për tu marrë në pyetje. Më 3 tetor është paraqitur edhe mjeku tjetër Edmond Gashi.
ZËRI ka zbardhur dosjen e Prokurorisë së Tiranës, ku sqaron të gjitha rolet që kanë pasur personat e përfshirë në skemën e mashtrimit, ku ata që e pësonin, ishin pacientët. Pacientët që drejtoheshin pranë dyerve të Onkologjiku, u flisnin për radhë të gjata pritjeje, ndërsa Edmond Gashi, u ofronte zgjidhje, i dërgonte në klinikën private, aty ku ndante fitimin me të tjerët.
Masat në fuqi për të akuzuarit e dosjes 'Onokolgjiku':
-Edmond Gashi, mjek onkolog në spitalin e Onkologjikut– “Arrest shtëpie”
-Alketa Pere Ymeri mjeke onkolog në spitalin e Onkologjikut – “Detyrim paraqitje”
-Brikena Qirjazi Ish zv.drejtoreshë e QSUT - “Detyrim paraqitje”
- Emiljano Lela Koordinatori pranë onkologjikut - “Detyrim paraqitje”
-Drilona Kishta ish-specialist pranë QSUNT banuese në Amerikë - “Detyrim Paraqitje”
-Halil Gashi administrator i klinikës Megis, babai i mjekut Gashi – “Detyrim paraqitje”
-Florian Marku administrator farmacie – “Arrest shtëpie”/ZËRI.